Jordania: Izraeli po e tërheq rajonin në oqeanin e vdekjes, mendon se askujt nuk duhet t'i përgjigjet
- Shefi i diplomacisë jordaneze, Ajman Safadi ka akuzuar Izraelin se po zbaton politikë sistematike të largimit të palestinezëve nga Gaza, përmes një lufte ku humbën jetën mijëra civilë.

Aman, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë jordaneze, Ajman Safadi ka akuzuar Izraelin se po zbaton politikë sistematike të largimit të palestinezëve nga Gaza, përmes një lufte ku humbën jetën mijëra civilë.
Ministri i Punëve të Jashtme i vendit që kufizohet me Bregun Perëndimor, i cili pranoi një valë të madhe refugjatësh palestinezë pas formimit të shtetit hebre në vitin 1948, e akuzoi Izraelin se "krijon aq shumë urrejtje" sa do të "përndjekte rajonin" dhe "do të formësojë gjeneratat e ardhshme".
Izraeli po e tërheq të gjithë rajonin "më thellë në oqeanin e vdekjes", vlerësoi ministri jordanez, duke vlerësuar se "Izraeli mendon se mund ta bëjë dhe nuk duhet t'i përgjigjet askujt".
Kryeministri palestinez Mohamed Shtaje u ka bërë thirrje vendeve që të vendosin sanksione kundër Izraelit nëse vazhdon të shkelë të drejtën dhe rezolutat ndërkombëtare dhe humanitare.
Foto: Arkivi i MIA-s