• e premte, 05 dhjetor 2025

Jordania ka dërguar 50 kamionë me ndihma humanitare për Gazën

Jordania ka dërguar 50 kamionë me ndihma humanitare për Gazën

Aman, 13 korrik 2025 (MIA) - Organizata humanitare jordaneze këtë mëngjes ka dërguar 50 kamionë me ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, njofton agjencia zyrtare jordaneze e lajmeve Petra.

Sipas agjencisë, kamionët kanë transportuar produkte ushqimore, kryesisht miell.

Në pamjet filmike të ndara në rrjetet sociale shihen kolona me kamionë që lë vizin përmes rrugës tokësore nga Jordani, nëpër Izrael drejt Gazës, sqaron gazeta izraelite. Megjithatë, shtohet se deri më tani nuk është konfimuar nëse kamionët tahmë kanë hyrë në territorin e Rripin e Gazës.

Në fund të javës së kaluar, Bashkimi Evropian njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për të rihapur disa korridore humanitare, duke përfshirë rrugët e shpërndarjes së ndihmave përmes Egjiptit dhe Jordanisë, si dhe disa kalime kufitare në veri dhe jug të Gazës. mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR