• e hënë, 23 dhjetor 2024

Johanson: Evropa është e ekspozuar ndaj një rreziku të madh të sulmeve terroriste

Johanson: Evropa është e ekspozuar ndaj një rreziku të madh të sulmeve terroriste

 Bruksel, 5 dhjetor 2023 (MIA)  -  Evropa është e ekspozuar ndaj një kërcënimi të shtuar terrorist për shkak të luftës në Gazë, tha Komisarja Evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johanson.

 "Duke pasur parasysh luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe polarizimin që e shkakton në shoqërinë tonë, ashtu si afrohet sezoni i festave, ekziston një rrezik i madh për sulme terroriste në Bashkimin Evropian", theksoi komisarja evropiane.

 Johansoni si shembull e theksoi sulmin me thikë të së shtunës në Paris,  ku humbi jetën një turist gjerman dhe u lënduan dy të tjerë, si dhe incidente të tjera.

 Komisarja evropiane paralajmëroi se do të ndahen edhe 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve kyçe, siç janë  ato fetare.

 Pritet ministrat e punëve të brendshme të Unionit të mbajnë konsultime për shkak të luftërave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Në rend dite të takimit është paraparë një diskutim për zonën e Shengenit, si dhe për përparimin e reformave për azil dhe migrim.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR