• e hënë, 23 dhjetor 2024

Johanis: Rusia ka kryer sulme të reja shumë afër kufirit me Rumaninë

Johanis: Rusia ka kryer sulme të reja shumë afër kufirit me Rumaninë

 Bukuresht, 5 shtator 2023 (MIA) - Sulmet e reja të Rusisë të drejtuara drejt Ukrainës janë kryer sot “shumë afër” kufirit me Rumaninë, publikoi presidenti i vendit anëtar i NATO-s, Klaus Johanis, një ditë pas rrëzimit të dronëve shpërthyes rusë në afërsi të lumit Danub, raportuan mediat franceze.

"Ka pasur më shumë sulme sot, më tha ministri i Mbrojtjes. Ato janë regjistruar 800 metra nga kufiri anë. Shumë, shumë afër", tha presidenti rumun Klaus Johanis në një konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut Ksavier Betel 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR