• e diel, 22 dhjetor 2024

Jeta e palestinezëve dhe izraelitëve po kthehet në normalitet pas ndërprerjes së zjarrit

Jeta e palestinezëve dhe izraelitëve po kthehet në normalitet pas ndërprerjes së zjarrit

Gaza, 14 maj 2023 (MIA) – Jeta në të dy anët e kufirit në Rripin e Gazës sot ka filluar të normalizohet, pasi armëpushimi nën ndërmjetësimin e Egjiptit ndërpreu luftimet pesëditore mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik ku jetën humbën 34 palestinezë dhe një izraelit.

Izraeli ka rihapur mallrat e saj dhe pikat kufitare tregtare, duke lejuar derdhjen e karburanteve në termocentralin e vetëm të enklavës së bllokuar.

Dyqanet përsëri janë hapur dhe njerëzit janë kthyer në rrugët që ishin të shkreta prej ditësh. Liderët nga të dyja palët riafirmuan angazhimin e tyre për ndërprerjen e zjarrit, por dhanë interpretime të ndryshme rreth afateve, si për shembull nëse Izraeli do t'i jepte fund vrasjeve të synuara të liderëve militantë palestinezë.

Luftimet e reja, më të gjatat që nga lufta 10-ditore në vitin 2021, filloi që kur Izraeli në orët e para të së martës nisi një seri sulmesh ajrore duke thënë se cak kanë qenë komandantë të Xhihadit Islamik që planifikonin sulme ndaj Izraelit.

Si përgjigje, grupi i mbështetur nga Irani ka shtënë ​​më shumë se 1.000 raketa, duke detyruar izraelitët të strehohen. Në zonat e Izraelit jugor përreth Gazës, shkollat ​sot ende ​janë të mbyllura dhe shumë prej mijëra të evakuuarve nuk janë kthyer në shtëpi.

"Nuk është e lehtë të kthehesh në një situatë të tillë", deklaroi Gadi Jarkoni, kryebashkiak i disa qyteteve izraelite në kufi me Gazën për radion 103 FM.

Zyrtarët shëndetësorë palestinez kumtuan se 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe luftëtarë të Xhihadit Islamik janë vrarë në Gaza.

Mohammad Al-Hindi, një zyrtar i lartë i Xhihadit Islamik i cili negocioi për ndërprerje të zjarrit me autoritetet egjiptiane në Kajro, tha sot se grupi është i gatshëm të ndalojë lëshimin e raketave nëse Izraeli ndalon të godasë shtëpitë, civilët dhe liderët militantë.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj marrëveshjes së paqes, përderisa armiku e respekton atë", tha ai.

Por, Izraeli ka mohuar të ketë marrë angazhime të tilla, duke thënë vetëm se nuk do të kryejë sulme për sa kohë që nuk ka kërcënim.

"E kam thënë disa herë: Kushdo që na sulmon, kushdo që përpiqet të na sulmojë, kushdo që përpiqet të na sulmojë në të ardhmen- gjaku i tij ka humbur", ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në takimin javor të qeverisë në Jerusalem.

Hamasi, grupi islamik që kontrollon Gazën, nuk është përfshirë në luftime, ndërsa zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se ato nuk kanë qenë të dedikuara ndaj infrastrukturës apo liderëve të Hamasit.

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR