Jermak: Tramp dhe Zelenski patën një bisedë telefonike "shumë të rëndësishme dhe thelbësore"
- Presidentet e SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski, sot patën një bisedë telefonike, pasi pas bisedës së djeshme me presidentin rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska do të vazhdojë me agresion ushtarake ndaj Ukrainës, pavarësisht thirjeve të Perëndimit për armëpushim.
Uashington, 4 korrik 2025 (MIA) - Presidentet e SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski, sot patën një bisedë telefonike, pasi pas bisedës së djeshme me presidentin rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska do të vazhdojë me agresion ushtarake ndaj Ukrainës, pavarësisht thirjeve të Perëndimit për armëpushim.
Bisedën e konfirmoi Andrej Jermak, shef i kabinetit të presidentit ukrainas, duke vlerësuar si "shumë të rëndësishme dhe thelbësore". Ai paralajmëroi se detaje do të publikohen së shpejtë.
Sipas "Aksios", biseda telefonike ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ishte e fokusuar në përshkallëzimin e sulmeve ruse dhe mbështetjen e SHBA-së për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Kjo telefonatë vijoi pas një bisedë të mëparshme midis Trampi dhe Putin, për të cilën presidenti amerikan deklaroi se ishte "shumë zhgënjyese". "Nuk mendoj se ai është gati ta ndalë këtë dhunë. Nuk kam parë ndonjë përparim", deklaroi mbrëmë Trampi para gazetarëve. ls/
Foto: Arkiv