• e shtunë, 14 qershor 2025

Jermak: Putini dëshiron ta ngrijë luftën dhe jo ta përfundojë

Jermak: Putini dëshiron ta ngrijë luftën dhe jo ta përfundojë

Kiev, 30 prill 2025 (MIA) - Rusia nuk kërkon paqe, por ka ndër mend ta ngrijë luftën për të vazhduar me agresionin në të ardhmen, shkroi shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak në tekstin autorial për gazetën "Gardian".

"Putini sot llogaritë në lodhjen e Perëndimit. Ai dëshiron ta ngrijë luftën - dhe jo ta përfundojë. Dhe prandaj çdo armëpushim pa garanca dhe drejtësi vetëm do të hapë derën për agresion të ri. Lehtësimi i sanksioneve, lëshimet apo negociatat sipas kushteve të Kremlinit janë kurth. Nuk mundet njëkohësisht të flisni për paqe dhe të armatoseni për sulm të ri", shkroi Jermak, transmeton Ukrinform.

Ai theksoi se Putini nuk kërkon paqe, por shtyrje.

Sipas Jermakut, thirrjet përndërprerje të zjarrit tani janë jashtëzakonisht të dobimshme për Kremlinin.

"Moska nuk i ndryshoi qëllimet e veta. Përkundrazi, Federata ruse i shfrytëzon negociatat diplomatike për të blerë kohë, të rigrupohet, t'i anashkalojë sanksionet dhe ta vazhdojë luftën në kohën që do ta zgjedhë", theksoi ai.

Bashkëpunëtori i afërt i presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski theksoi se rruga e vetme drejt paqes është të mposhten ambiciet imperiale të Rusisë, dhe jo të legjitimohen përmes edhe një "armëpushimi të përkohshëm".

Para dy ditësh, presidenti rus, Vlladimir Putin kumtoi armëpushim për periudhën prej 8 deri më 10 maj, kur Rusia do ta festojë fitoren e Bashkimit sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se nuk ka nevojë të pritet 8 maji për të përfunduar armiqësia, sepse kjo mund të ndodhë që tani.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit deklaroi se presidenti amerikan Donalld Tramp dëshiron ndërprerje të përhershme të zjarrit në Ukrainë në mënyrë që të ndalet gjakderdhja, përkujton Ukrinform. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR