• e enjte, 02 janar 2025

Jermak: Negociatat me Rusinë janë të mundshme nën kushte të kthehet situata e 23 shkurtit të vitit 2022

Jermak: Negociatat me Rusinë janë të mundshme nën kushte të kthehet situata e 23 shkurtit të vitit 2022

Kiev, 27 nëntor 2024 (MIA) - Andrij Jermak, shef kabineti i presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski sot tha se negociatat me Rusinë do të jenë të mundshme nën kushte të kthehet situata e 23 shkurtit të vitit 2022.

Në një shkrim për gazetën holandeze "Dagens industri" Jermak vlerësoi se negociata të frytshme janë të mundshme vetëm nëse të gjitha palët në luftë kanë dëshirë ta ndërpresin konfliktin.

"Përveç kësaj, duhet të kthehemi në situatën ashtu siç ishte të paktën më 23 shkurt të vitit 2022. Kjo do të jetë pika fillestare për marrëveshje të mëtejshme, sepse një pjesë e Ukrainës, ishte pushtuar para asaj date", theksoi Jermak.

Ai shtoi se Rusia ende nuk ka treguar shenja gatishmërie për negociata, sepse kjo vazhdon të përshkallëzohet.

"Putini sistemoi 11.00 ushtarë të Koresë së Veriut në kufirin me Ukrainën. Rusia lëshoi një raketë hipersonike me rreze të mesme veprimi në Dnjepropetrovsk javën e kaluar, ndërsa Putini u kërcënua se do të kryejë sulme të reja, duke treguar edhe njëherë se Moska nuk është e interesuar për paqe", tha Jermak për agjencinë ukrainase Unian.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme të rritet mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën, sepse Rusia do të jetë e gatshme për negociata të vërteta vetëm kur ta sheh se strategjia e saj e tanishme ka dështuar.

"Diplomacia nuk ka perspektivë pa mbështetje me fuqi...Koha është të zbatohet ai koncept, efikasiteti i së cilës është dëshmuar nëpër histori", theksoi zyrtari ukrainas", transmeton agjencia "Unian". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR