• e shtunë, 14 qershor 2025

Jermak: Mosprezenca e Putinit në Stamboll do të jetë "sinjali i fundit" se Moska nuk dëshiron që lufta të mbarojë

Jermak: Mosprezenca e Putinit në Stamboll do të jetë

Kiev, 13 maj 2025 (MIA) - Nëse presidenti rus Vlladimir Putini të enjten nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll, në të cilat planifikon të marrë pjesë homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski, ky do të jetë "sinjali i fundit" se Moska nuk dëshiron ta përfundojë luftën, deklaroi sot shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak, cituar nga media franceze.

 "Mendoj se nëse Vladimir Putini refuzon të shkojë në Turqi, ky do të ishte sinjali i fundit se Rusia nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë, se nuk është e gatshme për bisedime", tha Jermaku. 

Nga ana e saj, Gjermania sot i bëri thirrje Rusisë ta ndërmarrë "hapin vendimtar" drejtë paqes në Ukrainë, dy ditë para bisedimeve të mundshme ruso-ukrainase në Stamboll, në të cilat presidenti ukrainas Zelenski e ftoi homologun e tij rus Putinin. 

"Rusia duhet të bëjë hapa vendimtare përpara dhe të tregojë se është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave", deklaroi në Berlin shefi i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful. 

"Ukraina ka bërë hapa vendimtare dhe është e gatshme të fillojë bisedime pa kushte për armëpushim dhe përfundimin e marrëveshjes së paqes", theksoi ai. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR