Jermak konfirmoi se po zhvillohen negociata për dërgimin e paqesorëve francezë dhe britanikë në Ukrainë
- Shefi i Kabinetit të presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski, Andrij Jermak sot konfirmoi se po zhvillohen negociata për sistemimin e paqesërove francezë dhe britanikë në Ukrainë.
- Post By Besnik Shuki
- 18:17, 16 janar, 2025

Kiev, 16 janar 2025 (MIA) - Shefi i Kabinetit të presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski, Andrij Jermak sot konfirmoi se po zhvillohen negociata për sistemimin e paqesërove francezë dhe britanikë në Ukrainë.
Jermak tha se kjo është iniciativë e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili para disa ditëve bisedoi për këtë me kryeministrin britanik, Kir Starmer.
"NBuk do të doja të hyjë sot në hollësira. Këto konsultime janë në vijim. Mund të konfirmoj se këto negociata janë në vijim dhe pa dyshim është shumë me rëndësi që ato të bëhen pjesë e garancave të caktuara për sigurinë", tha Jermak.
Ai shtoi se garanca kryesore për sigurinë e Ukrainës mbetet anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO.
Paraprakisht, gazeta britanike "Telegraf", duke iu referuar burimeve të veta, publikoi se Starmer dhe Makron kanë biseduar për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë si paqesorë pas marrëveshjes eventuale paqesore. bsh/
Foto: MIA arkiv