• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jelen: SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër entiteteve që të lidhura me Hamasin

Jelen: SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër entiteteve që të lidhura me Hamasin

 Uashington, 18 tetor 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden sot vendosi sanksione që kanë për qëllim të ndërprerjes së financimit të Hamasit, ndërsa janë te drejtuara, ndër të tjerash, ndaj, "portofolit të investimeve sekrete të Hamasit", një ndërmjetës financiar i lidhur me Iranin dhe këmbimores virtuale në Gazë.

Sipas urdhrit ekzekutiv për luftë kundër terrorizmit, sanksionet u vendosën  dhe kanë të bëjnë ndaj nëntë individëve dhe një entiteti në Gazë dhe vende që përfshijnë Sudanin, Turqinë, Algjerinë dhe Katarin, njoftoi Ministria amerikane  e Financave.

 "SHBA-ja po ndërmer aksione të shpejta dhe vendimtare për t'i shënjestruar financuesit dhe ndërmjetësit e Hamasit pas masakrës brutale dhe të paarsyeshme ndaj civilëve izraelitë, duke përfshirë shumë fëmijë", deklaroi Sekretarja e Financave, Xhenet Jelen.

"Do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të kufizuar mundësinë e terroristëve të Hamasit për të mbledhur fonde dhe për t'i përdorur ato për të kryer krime dhe për të terrorizuar popullin e Izraelit," shtoi Jele.

Sanksionet e Ministrisë së Financave vijnë në kohën kur presidenti Xho Bajden është për vizitë në Izrael dhe është takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahun.  qa/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR