• e diel, 22 dhjetor 2024

Jelen: Sankisonet ndaj vendeve tjera paraqesin rrezik për dollarin

Jelen: Sankisonet ndaj vendeve tjera paraqesin rrezik për dollarin

Uashington, 17 prill 2023 (MIA) - Ministrja amerikane e Ekonomisë, Xhenet Jelen dje deklaroi se sanksionet ekonomike, të vendosura nga ana e SHBA-së, kryesisht ndaj Rusisë, paraqesin rrezik për "hegjemoninë" e dollarit, pasi shtetet e sanksionuara tentojnë të gjejnë alternativë për valutën amerikane.

"Ekziston rrezik kur shfrytëzojmë sanksione të cilat janë të lidhura me rolin e dollarit...Kjo mund ta minojë hegjemoninë e dollarit në afat të gjatë...Megjithatë, dollari shfrytëzohet si valutë globale dhe kjo ju bën vështirë situatën vendeve të tjera që të gjejnë alternativë", deklaroi Jelen për Si-En-En.

Sipas saj, Kina, Rusi, Irani dhe vendet e tjera dëshirojnë të gjejnë alternativë për dollarin.

Jelen potencoi se sanksionet ekonomike janë vegël tejet e rëndësishme, që e shfrytëzojnë vendet aleate të SHBA-së kundër Rusisë. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR