• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jelen: Qeveria e SHBA-së mund të mbetet pa para nëse nuk rritet kufiri i borxhit

Jelen: Qeveria e SHBA-së mund të mbetet pa para nëse nuk rritet kufiri i borxhit

Uashington, 2 maj 2023 (MIA) - Ministria e Financave e SHBA-së kumtoi se është e mundur të mos jetë në gjendje të shërbejë plotësisht borxhin kombëtar nga 1 qërshori nese Kongresi nuk i rrit kufijtë e huamarrjes, gjë që intesifikon shtesë betejën e aspër fiskale mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë.

Në letrën e Kongresit, ministrja e Financave Xhenet Jelen theksoi se resori me shumë gjasa nuk do të mund të mbulojë të gjithë borxhine  qeverisë deri në "fillim të qërshorit", siç ishte parashikuar më parë. 

Ajo paralajmëroi se SHBA-ja më 1 qershor mund të mos i plotësojë kërkesat, nëse nuk arrihet marrëveshje mes republikanëve dhe demokratëve për rritjen e kufirit të borxhit, të vendosur në rreth 31 trilion dollarë.

Më 19 janar është arritur kufiti për huamarrje prej 31,4 trilion dollarë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR