• e diel, 22 dhjetor 2024

Jelen: Ministria e Financave e SHBA-së vendosë sanksione të reja kundër Rusisë

Jelen: Ministria e Financave e SHBA-së vendosë sanksione të reja kundër Rusisë

Uashington, 24 shkurt 2023 (MIA) - Ministria amerikane e Financave sot do tël vendosë sanksione të reja kundër individëve dhe kompanive ruse, deklaroi ministrja e Financave e SHBA-së, Xhenet Jelen, në përvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Jelen, në intervistë për MSNBC, nuk ceki hollësi, por tha se ato do të jenë sanksione të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me individë, kompani dhe institucione financiare ruse.

Në fillim të majit, SHBA-ja vendosi sanksione për 22 persona dhe subjekte nga dosa vende nën akuzën se e mbështesin kompleksin ushtarako-industrial rus me evitim të sanksioneve.

Siç kumtoi Ministria amerikane e Financave, masat e reja ndërshkuese janë vendosur si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për ta dënuar evitimin e sanksioneve në botë dhe "ta kufizojnë përfitimin me të cilin Rusia e financon luftën", kumtoi Zëri i Amerikës.

Sanksionet përfshijnë ngrirje të pronës së të dënuarve në SHBA dhe ndalesë të amerikanëve të bëjnë biznes me ta. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR