• e diel, 22 dhjetor 2024

Jelen bëri thirrje për një rritje "të pakushtëzuar" të kufirit të borxhit amerikan

Jelen bëri thirrje për një rritje

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen i kërkoi sot Kongresit që “të votojë për ritjen ose shfuqizimin e kufirit të borxhit” dhe këtë ta bëjë “pa kushte”.

Plani, i prezantuar më 17 prill nga kryetari republikan i Dhomës përfaqësuese, Kevin Mekarti propozon uljen e shpenzimeve qeveritare për 4,5 trilion dollarë. Në këmbim, ata angazhohen të rrisin kufirin për 1,5 trilion dollarë. Nëse ky nivel nuk arrihet deri më 31 mars 2024, do të nevojitet një votim i ri për të mbajtur borxhin në rritje.

Deri më tani, republikanët dhe demokratët nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për këtë çështje, me ç'rast SHBA-ja është e ekspozuar në rrezik nga mospagimi i borxhit "me shumë gjasa në fillim të qershorit", paralajmëroi "Mudis analitika".

Mospërmbushja e tillë e detyrimeve, e paprecedentë në historinë e vendit, "do të shkaktojë një fatkeqësi ekonomike dhe financiare", theksoi Jelen në fjalimin në shtetin e Kalifornisë.

"Në afat të gjatë, mospërmbushja e detyrimeve do të rrisë vlerën e kredive, ndërsa investimet e ardhshme do të jenë dukshëm më të shtrenjta", theksoi ministri amerikan i Financave.

Në këto kushte, “Kongresi duhet të votojë për të ngritur ose shfuqizuar kufirin e borxhit. Kjo duhet bërë pa kushte dhe të mos pritet deri në minutën e fundit”, theksoi Xhenet Jelen.

Çështja e kufirit të borxhit tashmë disa javë është aktuale për Shtëpinë e Bardhë dhe Dhomës përfaqësuese në të cilën dominojnë republikanët, ndërsa është rishfaqur pas shpalljes së kandidaturës së Xho Bajdenit për një mandat tjetër në 2024.

Me këtë rast, Kevin Mekarti në Tuter shkroi se Xho Bajden duket se "është i fokusuar në të ardhmen e tij politike kur duhet të mendojë për të ardhmen e SHBA-së".

Presidenti Bajden duhet të kishte njoftuar se më në fund do të vinte në tryezën e negociatave për të diskutuar me përgjegjësi rritjen e kufirit të borxhit dhe për të shmangur falimentimin e parë në historinë tonë," shkroi Mekarti në Tuiter.

Në fillim të marsit, kryetari i Bordit të Rezervës Federale të SHBA, Xherom Pauell vuri në dukje se rritja e kufirit ishte "e vetmja rrugëdalje që do të na lejojë të paguajmë të gjithë borxhin tonë". ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR