• e hënë, 23 dhjetor 2024

Java globale e sipërmarrjes 

Java globale e sipërmarrjes 

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Java globale e sipërmarrjes në vend fillon nga sot dhe do të zgjas deri më 19 nëntor. Oranizator është asociacioni "Startap Maqedoni" me përkrahje nga 50 partnerë, të cilët, siç thuhet në kumtesë, do t'i ndajnë trendet më të reja dhe mundësitë për zhvillim dhe të bizneseve inovative në vend dhe lidhjen e të gjithë palëve në ekosistemin sipërmarrës. 

Në kuadër të Javës globale për sipërmarrje 2023, pjesmarrës do të jenë dhe 15 qytete të ndryshme nga Maqedonia e Veriut dhe do të diskutohen tema të lidhura me zhvillimin e bizeneseve të vogla, financimin e start-ap kompanive, politika për mbështetjen e sipërmarrjes, paralajmërojnë organizatorët.

Priten studentë dhe profesorë, sipërmarës fillestarë dhe inovatorë, njerëz nga bota biznesit, sipërmarrës të suksesshëm, menaxherë, liderë, gazetarë, artistë, përfaqësues të institucioneve qeveritare, të sektorit bankar dhe organizatave tjera.

"Kjo është një mundësi unike për çdo individ apo kompani, për të inkurajuar frymën sipërmarrëse dhe inovacionin dhe për të zgjeruar kontaktet dhe njohjet e tyre me bashkëpuntorë mentorë dhe investitorë të mundshëm, por edhe për të mësuar më shumë rreth temave të tilla, si inovacioni fillestar, transformimi digjital, industria krijuese, aftësitë e avancuara, sipërmarrja e garave sociale, idetë e gjelbërta dhe shumë tema tjera në fushën e sipërrmarjes. "Startap Maqedoni"  qëndron sukseshëm pas kësaj iniciaitive nga viti 2018, puna e së cilës është shpërblyer me çmimin global "BRAND CHAMPION AWARD" për GEW2022 në Melburn në shtator të vitit 2023", thuhet në kumtesë. si/bsh/

Foto: Njoftim

QËNDRONI TË LIDHUR