• e diel, 22 dhjetor 2024

Javën e kaluar me Kovid-19 janë sëmurë edhe 131 persona në vend

Javën e kaluar me Kovid-19 janë sëmurë edhe 131 persona në vend

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Nga 26 gushti deri më 1 shtator janë testuar gjithsej 379 materiale në laboratorët ku bëhet testim molekular dhe testimi antigjenik për praninë e SARS-CoV-2, janë regjistruar 131 raste të reja pozitive, me një rënie prej 38.5 për qind krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, i publikuar pasditen e sotme.

"Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi - 67, Ohri - 15, Tetova - 11 dhe nga Kavadari - dhjetë. Personat e prekur janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 194 persona. Gjatë javës së kaluar nuk janë raportuar persona të vdekur të ndërlidhur me Kovid-19", thuhet në raportin e ISHP-së.

Të dhënat tegojnë se nga paraqitja e rastit të parë të Kovid-19 në vend, më 26 shkurt të vitit 2020, ndërsa përfundimisht me ditën e djeshme, janë paraqitur gjithsej 351.708 të rëmurë dhe 9.995 persona të vdekur të ndërliudhur me koronavirus. Gjatë vitit 2024, janë regjistruar gjithsej 1.392 të sëmirë dhe 16 persona të vdekur të ndërliudhur me koronavirus.

"Rekomandohet respektimi i masave bazë për parandalimin e Kovid-19 dhe sëmundjeve të tjera infektive të rrugëve të frymëmarrjes. Vaksinimi mbetet një masë specifike parandaluese që siguron mbrojtje kundër formave të rënda të sëmundjes, megjithëse ky efekt mbrojtës zvogëlohet me kalimin e kohës. Vaksinimi vazhdon të rekomandohet për njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda dhe verdiktit të dobët - siç janë të moshuarit", shtohet në raportin e Institutit. mb/

Foto: MIA/ISHP

QËNDRONI TË LIDHUR