Javën e ardhshme regjistrimi në USHCM, për brucoshët mbi 9700 vende të lira
- Të martën dhe të mërkurën (19 dhe 20 gusht) është paraqitja e parë për regjistrim në vitin e parë të studimeve në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup për vitin akademik 2025/2026.
- Post By Ramize Qamili
- 12:00, 14 gusht, 2025
Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Të martën dhe të mërkurën (19 dhe 20 gusht) është paraqitja e parë për regjistrim në vitin e parë të studimeve në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup për vitin akademik 2025/2026.
Sipas Konkursit të USHCM-së, në 23 fakultete në përbërjen e tij janë gjithsej 9.719 vende të lira. Prej tyre, 4.683 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 4.081 vende për studentë të rregullt me vetëfinancim dhe 955 për studentë të çrregullt.
Si dhe në vitet e kaluara, më shumë vende të lira ka për regjistrim në programet studimore të Fakultetit të shkencave të informatikës dhe inxhinierisë kompjuterike- FSHIIK (1.020), Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore (910), Fakultetit Filozofik (880), në Filologji (810), Fakultetin e Mjekësisë (760), në Ekonomi (700), Fakultetin e Drejtësisë (610) dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit-FIET (590).
Studentët e rregullt të cilët janë financuar nga buxheti i shtetit do të paguajnë participim prej 200 euro, ndërsa ata të studimeve me vetëfinancim dhe studentët e çrregullt do të paguajnë nga 400 euro.
Në Konkursin e publikuar në USHCM-së theksohen kushtet dhe kriteret për regjistrim, afatet, dokumentet e kërkuara dhe mënyrën e aplikimit.
Para paraqitjes së afateve të theksuara në Konkurs, çdo kandidat i interesuar duhet të regjistrohet në ëëë.upisi.ukim.mk dhe të plotësojë paraqitjen elektronike nga iKnoë-sistemi.
Më 19 dhe 20 gusht është afati i parë për paraqitjen e kandidatëve, afati i dytë do të jetë më 11 dhe 12 shtator, ndërsa afati i tretë ku do të ketë vende të lira më 24 shtator të vitit 2025. rq/
Foto: arkivi i MIA-s/printskrin konkursi USHCM