Javën e ardhshme Londra do të jetë nikoqire e bisedimeve për Ukrainën
- – Kryeministri britanik Kir Starmer do të jetë nikoqir i takimit me aleatët këtë fundjavë në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilin do të bisedohet për hapa të mundshëm për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
- Post By Fitore Curri
- 21:55, 25 shkurt, 2025

Londër, 25 shkurt 2025 (MIA) – Kryeministri britanik Kir Starmer do të jetë nikoqir i takimit me aleatët këtë fundjavë në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilin do të bisedohet për hapa të mundshëm për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
“Do të pres përfaqësues të disa shteteve që të shqyrtojmë se si të vazhdojmë bashkërisht si aleatë në këtë situatë”, deklaroi Starmer para gazetarëve.
Ai shtoi se sot ka biseduar me presidentin francez Emanuel Makron, i cili u kthye nga një takim me presidentin amerikan Donald Tramp në Uashington. fc/
Fotografia: EPA