• e hënë, 23 dhjetor 2024

Japonia të enjten do të fillojë me lëshimin e ujit nga centrali bërthamor Fukushima

Japonia  të enjten do të fillojë me lëshimin e ujit nga centrali bërthamor Fukushima

Tokio, 22 gusht 2023 (MIA) - Lëshimi i ujit në Oqeanin Paqësor nga centrali bërthamor Fukushima do të fillojë të enjten, nëse lejojnë kushtet e motit, deklaroi sot kryeministri japonez Fumio Kishida. 

Plani japonez për lëshimin e ujit nga centrali bërthamor ishte miratuar në fillim të korrikut nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore.

Megjithatë, ky operacion, që pritet të vazhdojë me dekada, shkaktoi shqetësime dhe kritika serioze, veçanërisht nga Kina. 

Tokio planifikon të shkarkojë më shumë se 1,3 milionë tonë ujë në Oqeanin Paqësor nga centrali bërthamor Fukushima, i cili u dëmtua pas cunamit në mars të vitit 2011, gjë që shkatërroi bregun verilindor të Japonisë.

Uji nga centrali bërthamor iu nënshtrua trajtimit për ta pastruar atë nga substancat radioaktive. qa/bsh/

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR