• e diel, 22 dhjetor 2024

Japonia ka filluar të lëshojë ujë të pastruar radioaktiv nga Fukushima në oqean

Japonia ka filluar të lëshojë ujë të pastruar radioaktiv nga Fukushima në oqean

Tokio, 24 gusht 2023 (MIA) - Japonia sot ka filluar lëshimin e ujit të pastruar radioaktiv nga centrali bërthamor, i shkatërruar në Fukushima në Oqeanin Paqësor, hap që Kina e ka cilësuar sërish si "egoist dhe të papërgjegjshëm".

Lëshimi, i cili u miratua para dy viteve nga Qeveria japoneze dhe iu dha drita jeshile nga Agjencia për energji bërthamore të Kombeve të Bashkuara, është një hap kyç në procesin e gjatë dhe të vështirë të deaktivizimit të centralit bërthamor Fukushima Daiçi.

Tokio Elektrik Pauer (Telko), e cila menaxhon me centralin, njoftoi se lëshimi ka filluar në orën 13:03 sipas kohës lokale dhe nuk ka zbuluar parregullsi me pompën ose objektet përreth.

Uji fillimisht do të lëshohet në sasi më të vogël dhe me kontrolle shtesë. Lëshimi i parë i ujit me vëllim prej 7.800 metra kub, e cila përafërsisht përshtatet me tre pishina olimpike, do të bëhet në periudhë prej 17 ditësh.

Megjithatë, Kina ka shpehur zemërimin e saj para publikimit. Zëdhënësi i agjencisë kineze për siguri bërthamore e quajti sot Qeverinë japoneze "jashtëzakonisht egoiste dhe të papërgjegjshme në inicimin e dhunshëm të çlirimit...duke vendosur interesat e veta egoiste mbi mirëqenien e gjithë njerëzimit". Centrali Fukushima Daiçi u shkatërrua në mars të vitit 2011 pasi një tërmeti masiv me intensitet 9 ballë shkaktoi një cunami të fuqishëm, që shkaktoi shkrirjen e bërthamave të tre prej reaktorëve të centralit. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR