• e hënë, 23 dhjetor 2024

Japonia do të lëshojë ujë radioaktiv në Paqësor

Japonia do të lëshojë ujë radioaktiv në Paqësor

Tokio, 4 korrik 2023 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), organ i Kombeve të Bashkuara, sot i dha dritë jeshile Japonisë për të lëshuar nivel të ulët të ujërave të ndotur radioaktiv nga centrali i dëmtuar bërthamor Fukushima në Oqeanin Paqësor. ANEB pohoi se shkenca nuk e arsyeton brengën e qytetarëve, shkruan "Uolstrit zhurnal".

Ata shtojnë se plani i Japonisë është i sigurt dhe në përputhje me lëshimet e ngjashme të zbatuara nga vende në mbarë botën. Qeveria kineze dhe grupet koreanojugore të peshkimit janë mes atyre që protestojnë kundër planit, të cilin Japonia tha se dëshiron ta zbatojë këtë verë.

"Oqeani është e mira e përbashkët e njerëzimit, jo kanalizimi privat i Japonisë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Vang Venbin.

Udhëheqësi i ANEB, Rafael Grosi sot në Tokio personalisht e dorëzoi raportin final i cili e mbështet planin e kryeministrit japonez Fumio Kishida.

Një tërmet dhe cunami e ndërprenë energjinë në termocentralin e Fukushimës më 11 mars 2011. Pasi energjia u rivendos disa ditë më vonë, Japonia pompoi ujë për të ftohur bërthamat e reaktorit. Ai ujë, si dhe disa ujëra nëntokësore në vend, janë të ndotura me rrezatim. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR