• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jankullovski: Me ribalancin e konsolidojmë financiarisht ekonominë, do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve

Jankullovski: Me ribalancin e konsolidojmë financiarisht ekonominë, do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Kjo Qeveri ka për qëllim të bëjë konsolidim financiar të ekonomisë së përgjithshme, të ekipojë të gjithë shfrytëzuesit buxhetor dhe të bëjë kontroll të shpenzimeve joproduktive, do të vazhdojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe ka siguruar mjete nga ku ka qenë e mundur për funksionimin normal të shtetit, tha sot zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar për ribalancin e buxhetit.

Duke i repilikuar deputetes Jovanka Trençevska nga LSDM-ja, sipas së cilës ky ribalanc është më i keqi ndonjëherë, Jankullovski thekson se Qeveria ka krijuar projeksionet sipas kushteve që ka trashëguar.

"Trashëguam rritje ekonomike prej 1.2 për qind, rënie me 2.5 për qind të aktivitetit të ndërtimit në tremujorin e parë të 2024, importe shumë më të larta ushqimore dhe rënie prej 21.6 për qind të eksportit të mallrave. Nuk ka asnjë sektor që e kemi trashëguar ku nuk ka rënie, në çdo pjesë të ekonomisë, bujqësi, ndërtim, eksport...", theksoi zëvendësministri.

Trençevska më herët akuzoi se me ribalancin nuk ka pasur rritje të pagave dhe pensioneve, ndërsa shtoi se edhe borxhi publik është rritur nga 58 në 68 për qind.

"Ribalanci nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët dhe shtetin. Borxhi publik është rritur nga 58 në 68 për qind, mbrojeni, por kjo është e vërteta dhe nuk duhet të mbyllim sytë para fakteve. Shqetësim është shkurtimi i fondeve për personat me aftësi të kufizuara dhe thellimi i deficitit buxhetor. Në 30 ditët e para po dëshmoni populizëm të pastër, pa marrë asnjë masë konkrete për qytetarët”, tha Trençevska.

Ajo vlerësoi se nëse VMRO-DPMNE gjatë 11 viteve të kaluara të qeverisjes i ka rritur pensionet, jo për 600 denarë, sot pensioni minimal do të ishte 20.000 denarë.
Në këtë kanë reaguar disa kolegë nga VMRO-DPMNE.

"Ky është ribalanci më i vështirë sepse bazohet në buxhetin më të keq dhe më të vështirë. Kur u propozua buxheti këtu, nuk na dëgjuat as neve, as felën, as ekonomistin që citoni, thoshit se buxheti do të jetë zhvillimor, do të ketë realizim të investimeve kapitale dhe tani kemi nevojë jo vetëm për konsolidim fiskal, por edhe konsolidim të shtetit. Si arritëm nga një komponent zhvillimore deri në nevojën për konsolidim? Kjo qeveri do të bëjë gjithçka për ta rikthyer vendin në këmbë të shëndosha", tha Toni Jarevski.

 Lupço Prenxhov theksoi se në debatin për ribalancin nuk janë të pranishëm deputetët e BDI-së, lideri i LSDM-së Venko Filipe dhe ish kryetari i LSDM-së dhe deputet aktual Dimitar Kovaçevski ku siç tha ai, "e kanë krijuar Buxhetin". Kjo, sipas Prenxhovit, duhet theksuar sepse paraqet, sipas tij, "mosrespektim elementar ndaj qytetarëve".

Bllagoj Boçvarski nga LSDM ka bërë paralele se si partia etij e mori pushtetin nga VMRO-DPMNE në vitin 2017 dhe si e dorëzon sot, si dhe cilat ishin kushtet atëherë dhe cilat janë sot. Sipas tij, strategjia e piarit është një gjë, ndërsa realiteti është krejtësisht diçka tjetër.

Debati i cili zhvillohet në kuadër të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet ka nisur me dy orë vonesë.

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR