Jankullovski: Me ribalancin e buxhetit fokusi është te stabiliteti, llogaridhënia dhe efektiviteti në shpenzimin e financave publike
- Ndryshimet e propozuara në Buxhetin për vitin 2025 janë konfirmim i politikës fiskale për domosdoshmërinë e konsolidimit dhe menaxhimit të përmirësuar me financat publike. Ato bazohen në supozime makroekonomike të pandryshuara dhe përshtatje të projeksioneve fiskale që nga ana e shpenzimeve, sigurojnë financim të plotë dhe realizim të prioriteteve strategjike dhe angazhimeve programore pa ndryshuar nivelin e deficitit buxhetor, tha sot zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski në fillim të debatit për ribalancin në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet.
- Post By Fami Bajrami
- 13:24, 2 korrik, 2025
Shkup, 2 korrik 2025 (MIA) - Ndryshimet e propozuara në Buxhetin për vitin 2025 janë konfirmim i politikës fiskale për domosdoshmërinë e konsolidimit dhe menaxhimit të përmirësuar me financat publike. Ato bazohen në supozime makroekonomike të pandryshuara dhe përshtatje të projeksioneve fiskale që nga ana e shpenzimeve, sigurojnë financim të plotë dhe realizim të prioriteteve strategjike dhe angazhimeve programore pa ndryshuar nivelin e deficitit buxhetor, tha sot zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski në fillim të debatit për ribalancin në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet.
Ai kërkoi mbështetje për ribalancin e propozuar nga deputetët duke thënë se kjo do të siguronte menaxhim më efikas dhe të përgjegjshëm të financave publike, me fokus në stabilitetin, llogaridhënien dhe efektivitetin në shpenzime.
"Qëllimi është realizimi i qetë i Buxhetit dhe mbajtja e deficitit buxhetor në një nivel identik të planifikuar me buxhetin fillestar. Me projeksionet e rishikuara fiskale i harmonizojmë shpenzimet me realizimin dhe pritjet, përkatësisht sigurohen fonde shtesë për pagat, pensionet, aktivitetet programore dhe projektuese, ndërsa njëkohësisht shfrytëzohen fonde nga vitet e kaluara në llogari të veçanta", deklaroi Jankullovski.

Për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2025 janë dorëzuar mbi 200 amendamente.
Të ardhurat totale janë projektuar në nivelin prej 362,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në shumën prej 403,7 miliardë denarë, për një përqindje (rreth 3,5 miliardë denarë) më shumë në krahasim me parashikimet fillestare në planin për këtë vit. Projeksioni për BPV-në mbetet 3,7 për qind, ndërsa inflacioni është projektuar në nivelin e 2,8 për qind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në vlerë absolute ashtu edhe si përqindje e BPV-së, gjegjësisht 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind të BPV-së. Shpenzimet kapitale do të jenë në shumën prej 47,5 miliardë denarë. Shuma e borxhit të shtetit në fund të vitit 2025, sipas projeksioneve të Qeverisë do të arrijë 53,3 për qind nga BPV-ja, ndërsa borxhi publik pritet të jetë në nivelin e 62,1 për qind.
Shkalla e papunësisë pritet të ulet në nivel prej 11.1 për qind në vitin 2025, ndërsa shkalla e punësimit të arrijë në 47 për qind.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski shpjegoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Buxhet janë konfirmim i politikës fiskale për nevojën e konsolidimit dhe menaxhimit të përmirësuar të financave publike. Ato bazohen, siç sqaroi, në supozime makroekonomike të pandryshuara dhe përshtatje të projeksioneve fiskale, të cilat në anën e shpenzimeve sigurojnë financimin e plotë dhe realizimin e prioriteteve strategjike dhe angazhimeve programore, pa ndryshuar nivelin e deficitit buxhetor.
"Qëllimi është realizimi pa pengesa i Buxhetit dhe ruajtja e të njëjtit nivel të deficitit buxhetor të planifikuar me Buxhetin fillestar. Me projeksionet fiskale të rishikuara bëhet përshtatja e shpenzimeve me realizimin e deritanishëm dhe pritshmëritë, gjegjësisht sigurohen fonde për pagesat e pagave, pensioneve, aktiviteteve programore dhe projekteve, duke përdorur njëkohësisht fondet nga vitet e kaluara në llogaritë speciale", theksoi Jankullovski.
Siç theksoi Jankullovski, këtë vit pritet stabilizim i mëtejshëm i inflacionit të projektuar nga rishikimi i buxhetit në nivel prej 2.8 për qind.
"Edhe pse në fillim të vitit 2025 u regjistrua një trend rritës i inflacionit për shkak të presionit nga komponenti ushqimor, masat e miratuara nga Qeveria për të kufizuar marzhet kontribuuan në një ngadalësim të ndjeshëm të çmimeve në mars dhe prill. Inflacioni bazë i cili po shënon ngadalësime pritet të ruajë trendin edhe në periudhën e ardhshme", ka thënë Jankullovski.
Debati i përgjithshëm dhe ai mbi amendamentet duhet të përfundojnë brenda dhjetë ditësh.
Foto: printskrin