• e diel, 22 dhjetor 2024

Janevski: Interes i Moldavisë për ofertën turistike të vendit, presim marrëveshje konkrete

Janevski: Interes i Moldavisë për ofertën turistike të vendit, presim marrëveshje konkrete
Ohër, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Nga viti i ardhshëm në vend pritet prani e rritur e turistëve nga Moldavia. Konfirmim për interesimin e turistëve moldavë për verim është prania e 15 tur-operatorëve nga ai vend të cilët janë në takime me përfaqësuesit turistik nga Maqedonia e Veriut. Drejtori i Agjencisë për mbështetje dhe promovim të turizmit, Ljupço Janevski, vlerëson se viti i ardhshëm 2022 dhe sezonat deri në vitin 2025 do të duhej t'i shënojë numër më i madh i turistëve nga shtetet nga Evropëa Lindore, Federata ruse, Ukraina, Moldavia dhe Bjellorusia. "Ato tregje janë gjithnjë e më të interesuara për Ohrin dhe Maqedoninë. Atë e tregoi edhe vendosja e linjave të përkohshme ajrore nga Moska, Shën Petersburgu, Kievi, ndërsa janë nënshkruar para-marrëveshje për fluturime çarter nga ato destinacione. Ky info-turë me tur-operatorët nga Moldavia tregon se ekziston interes edhe në atë vend për ofertën tonë turistike, kështu që, shpresoj se hotelierët dhe tur-operatorët do të vendosin bashkëpunim dhe marrëveshje konkrete", tha Janevski. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR