• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska: Në 124 shkolla fillore dhe të mesme mund të fillojë mësimi me një ndërrim

Janevska: Në 124 shkolla fillore dhe të mesme mund të fillojë mësimi me një ndërrim

Shkup, 1 shtator 2024 (MIA) - Nga 1 shtatori 124 shkolla fillore dhe të mesme mund të fillojnë mësimin me një ndërrim. Për disa shkolla ende është duke u diskutuar, ndërsa të tjerat tanimë në mënyrë të pavarur kanë vendosur që nga shtatori të fillojnë mësimin në një ndërrim, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

"Gjithashtu në vazhdim është edhe analiza e realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në këtë drejtim na ndihmon edhe Banka Botërore, e cila do të tregojë saktësisht se cilat shkolla kanë mundësi të punojnë vetëm në një ndërrim. Sipas njohurive fillestare edhe 50 shkolla të tjera, me zgjerimin nga një deri në pesë klasa, munden të punonojnë  vetëm me një ndërrim", deklaroi ministrja Janevska.

Ajo sqaroi se realizimi i mësimit me një ndërrim është prioritet i Ministrisë dhe në vitet e ardhshme do të bëhet përshtatja në të gjitha shkollat.

"Kjo do të ndryshojë mënyrën e të mësuarit dhe angazhimin e mësimdhënësve ,ndërsa  për nxënësit do të nënkuptojë qëndrim më të gjatë në shkollë të mbushur me aktivitete të ndryshme  mësimore dhe jashtëmësimore, të cilat janë dëshmuar të dobishme në procesin edukativo-arsimor në mbarë botën", theskoi ajo. mb/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR