• e premte, 05 dhjetor 2025

Janevska dhe Jovçevska Mihajllovska do të informojnë për rezultatet nga matura shtetërore për afatin e qershorit 

Janevska dhe Jovçevska Mihajllovska do të informojnë për rezultatet nga matura shtetërore për afatin e qershorit 

Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniella Jovçevska Mihajlovska sot do të mbajnë konferencë për shtyp në lidhje me provimin e maturës shtetërore dhe rezultatet për afatin e provimeve të qershorit për vitin shkollor 2024-2025.

I pari nga dy provimet eksterne nga provimi shtetëror i këtij viti - gjuha amtare dhe letërsia, e cila është e detyrueshme për të gjithë maturantët, ishte më 31 maj, ndërsa i dyti, i cili është zgjedhor për nxënësit, ishte më 11 qershor.

Maturantët të cilët në qershor nuk e dhanë provimin shtetëror ose jo në tërësi, do të mund të japin provim në sesionin e gushtit - më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, ndërsa më 14 gusht është provimi ekstern zgjehdor (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).

Vitin e kaluar, 2023/2024, nota mesatare nga provimi i maturës shtetërore ishte 3,25, në vitin 2023 ishte 3,65, në vitin 2022 nota mesatare nga provimet në të gjitha lëndët ishte 3,78 dhe 3,61 në vitin 2021.

Matura shtetërore në sistemin tonë arsimor zhvillohet që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. E vetmja herë që nuk u organizua ishte në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të pandemisë Kovid. rq/bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR