• e enjte, 10 korrik 2025

Janë vrarë edhe tre shkencëtarë iranianë dhe dy gjeneralë të lartë

Janë vrarë edhe tre shkencëtarë iranianë dhe dy gjeneralë të lartë

Teheran, 14 qershor 2025 (MIA) - Irani e konfirmoi vdekjen edhe të tre shkencëtarëve bërthamorë në sulmet ajrore izraelite të kahëzuara drejt programit bërthamor dhe kryesisë ushtarake të vendit, transmeton DPA.

Shkencëtarët Ali Bakai Karimi, mansur Asgari dhe Said Borxhi u vranë në sulmet ajrore izraelite, kumtoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Me këtë, numri i shkencëtarëve të vrarë të përfshirë në programin bërthamor iranian arriti në nëntë.

Sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, posaçërisht Konventave të Gjenevës dhe protokolleve të tyre plotësuese, civilëve u është dhënë mbrojtje eksplicite gjatë një konflikti të armatosur. Shkencëtarët, siç thekson DPA, në përgjithësi klasifikohen si civilë, përveç nëse nuk marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në operacione luftarake. Vrasjet targetore jashtë atyre kushteve specifike mund të paraqsin shkelje të ligjeve të luftës.

Mediumet në Iran paraprakisht kumtuan se në sulmet izraelite janë vrarë edhe dy gjeneralë të lartë, zëvendës të shefave të Shtatmadhorisë.

Izraeli filloi sulm të madh ndaj Iranit herët në mëngjesin e të premtes. Teherani u kundërpërgjigj me valë të raketave balistike dhe sulme me fluturake pa pilot. Të dyja palët paraqitën të vdekur dhe të lënduar.

Edhe krahas presionit ndërkombëtar në rritje për deeskalim, asnjëra palë tani për tani nuk duket e gatshme të tërhiqet nga konflikti. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR