Janë shpëtuar të gjithë 174 personat e ngujuar në kabinat e teleferikut në Antalia
- Me sukses ka përfunduar operacioni për shpëtimin e 174 personave të ngujuar në kabinat e teleferikut në Antali, kumtuan sot autoritetet lokale.
- Post By Besnik Shuki
- 16:59, 13 prill, 2024
Antali, 13 prill 2024 (MIA) - Me sukses ka përfunduar operacioni për shpëtimin e 174 personave të ngujuar në kabinat e teleferikut në Antali, kumtuan sot autoritetet lokale.
Në kumtesë thuhet se edhe një person e ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar kur shtylla mbështetëse e teleferikut u shemb dhe ka goditur në kabinë me udhëtarë, e cila ra në tokë, njofton portali turk Sabah.
Teleferiku transporton udhëtarë deri në lartësinë maksimale prej 605 metrave në pjesën qendrore të rajonit Konjalti dhe është pronë e komunës së qytetit Antalia.
Ministri turk i Drejtësisë, Jilmaz Tunç në rrjetet sociale ka publikuar se 13 të dyshuarve për këtë incident u është shqiptuar masë e paraburgimit.
Në aksidentin e ndodhur të premten në orën 17:30 në resortin bregdetar Antalia, një person ka humbur jetën, ndërsa rreth dhjetë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur kur një kabinë e teleferikut është përplasur në një shtyllë dhe është rrëzuar. Tetë helikopterë dhe më shumë se 600 shpëtimtarë kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.
Aksioni i shpëtimit ka zgjatur pothuaj 23 orë, kumtuan shërbimet kompetente. bsh/
Foto: EPA