• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë shfrytëzuar një e treta e fondeve të BE-së për rikuperimin nga Kovid-19, thekson Gjykata evropiane e revizionit

Janë shfrytëzuar një e treta e fondeve të BE-së për rikuperimin nga Kovid-19, thekson Gjykata evropiane e revizionit

Bruksel, 3 shtator 2024 (MIA) – Vonesa rreth pagesës së mjeteve nga fondi i Bashkimit Evropian destinuar për rikuperimin nga Kovid-19, seriozisht e pengon aftësinë e vendeve anëtare të BE-së për të tejkaluar pasojat e pandemisë, vlerësohet në raportin e Gjykatës Evropiane të Revizionit (ECA).

Në raportin, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, thuhet se deri në fund të vitit 2023 nga Mekanizmi i rikuperimit dhe elasticitetit (RRF) të BE-së vendet anëtare tërhoqi më pak se një të tretën e 723 miliardë eurove të planifikuara.

Sipas ECA-s, vonesa të tilla janë rezultat i faktit se shtetet anëtare nuk kanë përmbushur kushtet e përcaktuara për marrjen e fondeve nga Mekanizmi dhe nëse ky ritëm vazhdon deri në skadimin e vlefshmërisë së tij në gusht të vitit 2026, një pjesë e madhe e projekteve të planifikuara mund të mbeten të parealizuara. 

"RFF ishte menduar si instrument krize i cili duhej të ndihmohet për një rikuperim shumë të shpejtë të ekonomive (të shteteve anëtare). Por, si mund të rikuperoni nëse nuk investoni?", deklaroi udhëheqësja e ekipit që e ka përgatitur raportin Ivana Maletiq gjatë prezantimit të saj të djeshëm. 

Sipas saj, arsyet kryesore për vonesat e pagesave janë njohja e pamjaftueshme e rregullave për implementimin e RRF-së nga shtetet anëtare, nënvlerësimi i tyre i kohës së nevojshme për zbatimin e reformave, dhe mbi të gjitha kapacitetet e pamjaftueshme administrative.

Raporti vjen në kohën e informacioneve për mashtrime dhe keqpërdorime të fondeve nga Mekanizmi, por edhe kritika se ai nuk ka kontribuar ndjeshëm në rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve anëtare. Në vitin 2020 Komisioni Evropian parashikoi që RRF-ja do të kontribuonte në rritjen e BPV-së së BE-së për 1.9 për qind por këtë vit ky parashikim u rishikua në vetëm 0.4 për qind. Raporti i revizionit tregon se ndikimi më i vogël i RRF-së në ekonominë reale nga ajo e planifikuar, është për faktin se më pak se gjysma e 213 miliardë eurove të paguara arritën te shfrytëzuesit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR