Janë rrënuar pjesë të mëdha të kampit Xhenin, 40.000 palestinezë i braktisën shtëpitë
- Buldozerë izraelitë demoluan pjesë të mëdha të kampit të refugjatëve Xhenin, ndërsa mbi 40.000 palestinezë i braktisën shtëpitë e tyre të përkohshme në kamp dhe qytetin e afërt Tulkarm në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, pasi që Izraelit e filloi operacionin e vet një ditë pas arritjes së armëpushimit në Gazës.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:17, 25 shkurt, 2025

Xhenin, 25 shkurt 2025 (MIA) - Buldozerë izraelitë demoluan pjesë të mëdha të kampit të refugjatëve Xhenin, ndërsa mbi 40.000 palestinezë i braktisën shtëpitë e tyre të përkohshme në kamp dhe qytetin e afërt Tulkarm në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, pasi që Izraelit e filloi operacionin e vet një ditë pas arritjes së armëpushimit në Gazës.
"Xhenin është përsëritje e asaj që ndodhi në Xhabala, kamp refugjatësh në pjesën veriore të Gazës, i cili ishte shkatërruar tërësisht nga forcat izraelite pas disa javë të luftimeve të ashpra. Kampi u bë i papërshtatshëm për të jetuar", deklaroi zëdhënësi i komunës Xhenin, Bashar Matahen.
Matahen deklaroi se së paku 12 buldozerë u angazhuan në rrënimin e shtëpive dhe infrastrukturës në kamp.
ushtria izraelite ende nuk ka komentuar, por ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac pardje i urhdëroi ushtarët të prëgatiten të qëndrojnë atje, duke u thënë se kampet janë spastruar "për vitin e ardhshëm" dhe se banorët nuk do të lejihen të kthehen. ab/
Fotо: ЕPА