• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë qëlluar dy shkolla të KB-së në Gazë, KS miratoi një rezolutë për pauzë humanitare në luftimet

Janë qëlluar dy shkolla të KB-së në Gazë, KS miratoi një rezolutë për pauzë humanitare në luftimet

Gazë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Dy shkolla të Agjencisë për ndihmë dhe punë të KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA) në pjesën qëndrore të Rripit të Gazës mbrëmë u qëlluan dhe ka të plagosur", kumtoi agjencia.

Në kumtesën e publikuar në platformën X, shtohet se ka gjithashtu të lënduar në një sulm të veçantë kur një ndërtesë shkolle në Rafah në jug të enklavës palestineze pësoi dëme anësore pasi një ndërtesë aty pranë u godit.

“Dy shkolla të UNRVA-s u goditën drejtpërdrejt, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe lëndime të njerëzve të strehuar atje. Shkolla në Rafah pësoi dëme anësore dhe njerëz u plagosën pas sulmit në një ndërtesë aty pranë”, thuhet në kumtesën.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi mbrëmë një rezolutë që bën thirrje për një pauzë humanitare në luftimet në Gazë dhe përpjekje më të mëdha për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare në territorin e përfshirë nga konflikti.

Rezoluta, e propozuar nga Malta, kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera.

Dokumenti gjithashtu kërkon që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të monitorojë dhe raportojë për zbatimin e tyre. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR