• e enjte, 04 dhjetor 2025

Janë privuar nga liria tre shoferë për shkak të përdorimit të alkoolit dhe ngasjes së shpejtë

Janë privuar nga liria tre shoferë për shkak të përdorimit të alkoolit dhe ngasjes së shpejtë

Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) - Zyrtarët policorë në dy ditët e kaluara nga SPB Shtip në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Makedonska Kamenicë e privuan nga liria D.J. (54) nga Makedonska Kamenica. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, policia ndaloi automjetin “Hyundai” me targa nga Makedonska Kamenica, i cili drejtohej nga D.J., dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit, përkatësisht iu matën 2.00 promila alkool në gjak.

Më 30.11.2025 në ora 01:59, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë në rrugën “Goce Dellçev” në Kratovë e privuan nga liria D.K. (25) nga Kratova. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, policia ndaloi automjetin “Audi” me targa të Koçanit, i cili drejtohej nga D.K., dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se ishte nën ndikim të alkoolit, përkatësisht iu matën 1.72 promila alkool në gjak.

Më 29.11.2025 në ora 14:10, në rrugën rajonale në fshatin Dobroshanë, rajoni i Kumanovës, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria I.M. (45) nga Kumanova. Gjatë kontrollit me radar në trafikun rrugor, policia konstatoi se I.M. drejtonte automjetin “Mitsubishi” me targa të Kumanovës me shpejtësi prej 91 km/h, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 km/h.

Nga MPB-ja njoftuan se pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të parashtrohen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR