Janë përmbytur 60 objekte nga moti i keq në Dellçevë dhe rrethinë
- Më shumë se 60 objekte të përmbytura në lagjen Prolet dhe në rrugën "Industriska" janë pasojat nga moti i keq i përcjellë me breshër, që sot e ka përfshirë Dellçevën dhe rrethinën në periudhën nga ora 16:30 deri në 18.20, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.
Dellçevë, 8 qershor 2023 (MIA) - Më shumë se 60 objekte të përmbytura në lagjen Prolet dhe në rrugën "Industriska" janë pasojat nga moti i keq i përcjellë me breshër, që sot e ka përfshirë Dellçevën dhe rrethinën në periudhën nga ora 16:30 deri në 18.20, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.
"Kanë dalë më terren ekipet e Njësiteve zjarrfikëse dhe NPD "Bregallnica" me gjithë ekipin e tyre dhe kryejnë pompimin e ujit nga objektet e përmbytura, sqarohet në komunikiatën e QMK.
Siç shtojnë nga QMK, pjesa më e madhe e qytetit është pa furnizim me energji elektrike.
Siç njoftuan paraprakisht për MIA-n, pasditen e sotme një stuhi me reshje të rrëmbyeshme, breshër dhe bubullima ka goditur Dellçevën dhe vendbanimet përreth, duke shkaktuar vërshime në disa hapësira të bodrumeve dhe vështirësi në qarkullim.
Reshjet e breshërit me madhësi të një lajthie kanë dëmtuar disa nga kulturat e hershme të kopshtit dhe kanë pësuar edhe disa nga plantacionet e frutave.
Nga Komuna e Dellçevës u bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë dëme eventuale, ndërsa nga atje paralajmëruan në mënyrë plotësuese për dëmet e para të shkaktuara nga moti i keq. mb/
Foto dhe video: MIA