• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë konstatuar shkelje tek subjektet ekonomike për çmimet e ngrira dhe furnizimin, janë lëshuar fletëpagesa prej mbi 110.000 denarë

Janë konstatuar shkelje tek subjektet ekonomike për çmimet e ngrira dhe furnizimin, janë lëshuar fletëpagesa prej mbi 110.000 denarë

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) nga 27.03 deri më 09.04.2023 ka kryer mbi 1.100 mbikëqyrje inspektuese në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, siç kumtoi, janë paguar dhe lëshuar mbi 230 urdhër pagesa me vlerë prej 7.727.000 denarëve nga të cilët 50 janë sipas Ligjit për tregti, 32 sipas Ligjit për veprimtari hotelierike, 26 sipas Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, 80 sipas Ligjit për disiplinë financiare dhe 16 urdhër pagesa kundërvajtëse sipas Ligjit për energjetikë.

"Në periudhën e lartpërmendur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer mbi 280 mbikëqyrje dhe konrolle investuese sipas Vendimit për përcaktim të çmimeve më të lata për produkte të caktuara në tregtinë me pakicë dhe Vendimin për përcaktimin e detyrës së tregtarëve që të vlejnë dhe shesin lloje të caktuara dhe sasi të mallrave të konsumatoirëve sipas një renditje të caktuar. Në disa subjekte ekonomike janë konstatuar kundërvajtje, për çka janë lëshuar urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë pej mbi 110.000 denarëve.

ISHT njofton se do të vazhdojë të zbatojë intensivisht kontrollet dhe mbikëqyrjet pas vendimeve të Qeverisë. Nuk do të ketë devijime dhe kushdo që tenton të shkelë në çfarëdo mënyre këto vendime do të ndëshkohen.

"Si institucion do të angazhojmë të gjitha burimet në dispozicion për veprim të vazhdueshëm dhe zbatimin e rregulloreve ligjore nga të cilat burojnë kompetencat tona. Inspektorati i tregut vazhdimisht kryen inspektime dhe vepron në përputhje me ligjet, planin vjetor dhe strategjik të punës. Gjithashtu, përveç kontrolleve të rregullta, vepron edhe në raportet e dorëzuara nga qytetarët dhe u përgjigjet atyre për çdo çështje që ka të bëjë me kompetencat dhe fushëveprimin tonë të punës. Ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë, pa selektivitet dhe kushdo që nuk i respekton do të sanksionohet. Mbikëqyrjet kryhen vazhdimisht dhe inspektorati i tregut funksionon me kapacitet të plotë", thekson ISHT. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR