Jamal është më i shtrenjti në botë, Vinisus me rënie drastike në listën e Transfermarket
- Lamin Jamal po kalon një sezon ëndrrash. Kjo ndikoi edhe në çmimin e tij në ueb-faqen e njohur Transfermarket, kështu që tani spanjolli i ri vlen rreth 200 milionë euro!

Barcelonë, 9 qershor 2025 (MIA) - Lamin Jamal po kalon një sezon ëndrrash. Kjo ndikoi edhe në çmimin e tij në ueb-faqen e njohur Transfermarket, kështu që tani spanjolli i ri vlen rreth 200 milionë euro!
Krahasuar me "llogaritjen" e fundit, çmimi i Jamal është rritur për 20 milionë euro. Ka edhe nga ata, çmimi i të cilëve ka rënë ndjeshëm dhe midis tyre është braziliani i Real Madridit - Vinisius. Ai tani vlen 30 milionë euro më pak, Transfermarket e vlerëson atë në 170 milionë euro.
Si rezultat i kësaj, lojtari ndërkombëtar brazilian ka rënë në vendin e pestë për nga vlera. Përpara tij, dhe pas Jamal, janë aktualisht tre futbollistë, vlera e të cilëve është 180 milionë euro - Xhud Belingam, Erling Haland dhe Kilian Mbape.
Më pas është lojtari i parë i Arsenalit, Bukajo Saka, i cili vlerësohet me 150 milionë euro, i ndjekur nga Pedri nga Barcelona.
Lojtarët më të vlefshëm sipas Transfermarket:
1. Lamin Jamal (Barcelona) – 200 milionë euro
2. Xhud Belingam (Real Madrid) – 180 milionë euro
2. Erling Haland (Mançester Siti) – 180 milionë euro
2. Kilian Mbape (Real Madrid) – 180 milionë euro
5. Vinisius Junior (Real Madrid) – 170 milionë euro
6. Bukajo Saka (Arsenal) – 150 milionë euro
7. Pedri (Barcelona) – 140 milionë euro
7. Florian Virc (Leverkusen) – 140 milionë euro
7. Xhamal Musiala (Bajern) – 140 milionë euro
10. Federiko Valverde (Real Madrid) – 130 milionë euro. mb/
Foto: MIA