Izraeli vazhdon me sulmet në Gazë
- – IDF sot në mëngjes e filloi ditën e dytë të operacionit “Karroca e Gideonit II”. Dy divizione të rregullta hynë në qytetin Gazë nga udhëzime të ndryshme, përderisa qindra mijëra palestinezë ende janë në qytet. Në ditët në vijim, atyre do tu bashkëngjitet edhe një divizion, 36. Kur njësitet do t’i përfundojnë operacionet e tyre, ata do ta rrethojnë qytetin Gazë nga të gjitha anët, informojnë mediat izraelite.
- Post By Fitore Curri
- 08:38, 17 shtator, 2025
Gazë, 17 shtator 2025 (MIA) – IDF sot në mëngjes e filloi ditën e dytë të operacionit “Karroca e Gideonit II”. Dy divizione të rregullta hynë në qytetin Gazë nga udhëzime të ndryshme, përderisa qindra mijëra palestinezë ende janë në qytet. Në ditët në vijim, atyre do tu bashkëngjitet edhe një divizion, 36. Kur njësitet do t’i përfundojnë operacionet e tyre, ata do ta rrethojnë qytetin Gazë nga të gjitha anët, informojnë mediat izraelite.
Sipas vlerësimit të IDF, operacioni do të zgjasë rreth dy deri tre muaj, por “pastrimi i zonës nga terroristë mund të zgjasë më shumë”.
IDF thekson se selia e Hamasit është në qendër të qytetit, duke e përfshirë sipas gjitha gjasave edhe komandantin ushtarak të organizatës, Iza ed-Din Hadad, për të cilin thonë se është në tunele.
Vlerësimi paraprak izraelit ishte se në qytet ka pasur rreth 2.500 luftëtarë të Hamasit, por IDF tani thotë se numri i tyre është rritur sepse kishin arritur më shumë.
IDF u bëri të ditur banorëve të Gazës se hap rutë të re të dytë për evakuim për ata të cilët duan të ikin nga qyteti Gazë, përderisa armata izraelite po përparon në qytet. Ruta, përgjatë rrugës Salah al-Din në pjesën jugore të Rripit të Gazës, do të jetë e hapur prej sot në mesdite deri të premten në mesditë, njoftoi zëdhënësi i IDF, Aviçaj Adrae, në gjuhën arabe në profilin e tij në “X”.
Rreth 400.000 palestinezë deri më tani janë evakuuar nga qyteti Gazë në zona të tjera të Rripit, sipas vlerësimit më të ri të IDF. Vlerësohet se rreth një milion njerëz jetonin në qytet para sulmeve të fundit izraelite.
IDF i urdhëroi banorët nga të gjitha pjesët e Gazës menjëherë të evakuohen në “zonën humanitare” të përcaktuar nga Izraeli. Sipas ushtrisë izraelite, tempoja e evakuimeve u rrit në dhjetëra mijëra njerëz në ditë gjatë ditëve të fundit. Vlerësimet e IDF zakonisht janë më të larta nga ato të publikuara nga Kombet e Bashkuara. fc/
Foto: EPA