• e martë, 08 tetor 2024

Izraeli urdhëroi evakuim të ri në Gazë për shkak të sulmit raketor

Izraeli urdhëroi evakuim të ri në Gazë për shkak të sulmit raketor

Tel-Aviv, 9 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite sot dha urdhër për evakuim të pjesës veriperëndimore të Gazës, prej ku militantët palestinezë dje hodhën raketa drejt qytetit izraelit Ashkelon.

Forcat izraelite hasën një prej raketave, përderisa një tjetër ra në det.

Në javët e para të luftës të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, Izraeli urdhëroi evakuim të tërë Gazës veriore, përfshirë edhe qytetin më të madh të territorit.

Shumica e banorëve i dëgjuan urdhrat dhe u dërguan në jug, por rreth 300.000 mbetën në veri, ku operacionet izraelite ajrore dhe tokësore shkaktuan shkatërrim masiv. Nga tetori, pjesa veriore e Gazës është rrethuar nga forcat izraelite është rrethuar nga forcat izraelite dhe në masë të madhe e izoluar.

Rreth 90 për qind nga popullata paraushtarake në Gazl prej 2,3 milionë ishte zhvendosur në luftën 11-mujore, shpesh herë. Qindra mijë njerëz janë zhvendosur në kampe me tenda përgjatë bregut me pak apo pa shërbime publike dhe ndihmë. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR