• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli u pajtua ta hapë vendkalimin humanitar Kerem Shalom për kontroll të ndihmës humanitare

Izraeli u pajtua ta hapë vendkalimin humanitar Kerem Shalom për kontroll të ndihmës humanitare

Uashington, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli u pajtua, me kërkesë të SHBA-së, që ta hapë vendkalimin kufitar Kerem Shalom vetëm për kontroll dhe inspektim të ndihmës humanitare, të dërguar në Gazë përmes vendkalimit Rafa, njoftoi një funksionar i lartë amerikan.

Uashingtoni me javë po bisedon me izraelitët për hapjen e mundur të vendkalimit Kerem Shalom që të përshpejtohet kontrolli i kamionëve me ndihmë humanitare.

Siç njoftoi Bi-Bi-Si, Izraeli kumtoi se do ta hapë vendkalimin kufitar Kerem Shalom gjatë disa ditëve të ardhshme për t'u lejuar ndihma në Gazë. Vendkalimi është i mbyllur pas sulmeve të Hamasit më 7 dhjetor.

Vendkalimi Kerem Shalom gjendet në Rafa dhe është lidhja e vetme komerciale mes Izraelit dhe Gazës jugore. bsh/

Foto: Gugël map

QËNDRONI TË LIDHUR