Izraeli u pajtua në armëpushim dypalësh me Iranin
- – Izraeli konfirmoi se është pajtuar me propozimin e SHBA-së për armëpushim dypalësh me Iranin, por “do të përgjigjet fuqishëm" për çdo shkelje të armëpushimit, njoftoi kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu.
- Post By Fitore Curri
- 11:07, 24 qershor, 2025
Tel Aviv, 24 qershor 2025 (MIA) – Izraeli konfirmoi se është pajtuar me propozimin e SHBA-së për armëpushim dypalësh me Iranin, por “do të përgjigjet fuqishëm" për çdo shkelje të armëpushimit, njoftoi kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Në kumtesë bëhet e ditur se Netanjahu është takuar me kabinetin, ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtatmadhorisë së IDF-së dhe shefin e Mosadit “që të njoftojë se Izraeli i ka vendosur të gjitha caqet në operacionin ‘Ngritja e luanit’ dhe më shumë”, njoftoi “Tajms of Izrael”.
"Izraeli ka eliminuar një kërcënim të dyfishtë ekzistencial - si raketat bërthamore ashtu edhe ato balistike", shtohet në kumtesë.
Sipas deklaratës, "IDF arriti kontroll të plotë ajror mbi Teheranin, shkaktoi dëme serioze në udhëheqjen ushtarake dhe shkatërroi dhjetëra objektiva të forcave qendrore të qeverisë iraniane".
Në të, gjithashtu, për herë të parë është publikuar se është vrarë një shkencëtar i lartë bërthamor.
“Edhe gjatë ditës së kaluar, IDF ka bërë goditje të rënda kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit, duke eliminuar qindra operativë të Basij, aparatin e shtypjes së regjimit dhe duke vrarë një tjetër shkencëtar të lartë bërthamor”, shtohet në kumtesë.
Gjatë kësaj “Izraeli e falënderon presidentin amerikan Donald Tramp dhe SHBA-në për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrje në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, bëhet e ditur në kumtesën e kabinetit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
“Në dritën e arritjes së objektivave të operacionit dhe në koordinim të plotë me presidentin Tramp, Izraeli ka rënë dakord me propozimin e presidentit për armëpushim dypalësh”, tha kabineti i kryeministrit, duke shtuar se Izraeli “do t’i përgjigjet fuqishëm çdo shkeljeje të armëpushimit”, sipas reagimit të parë zyrtar izraelit pas marrëveshjes së armëpushimit me Iranin, të ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së dhe kryeministri i Katarit, Mohamed Abdulrahman al-Tani.
Presidenti amerikan Donald Tramp sot në mëngjes njoftoi se është arritur marrëveshje për armëpushim dhe se lufta ndërmjet Izraeëit dhe Iranit ka përfunduar, por pas kësaj të dyja palët qëlluan raketa.
Në ndërkohë, televizioni shtetëror iranian njoftoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi sot në mëngjes në orën 7:30 sipas kohës lokale, por autoritetet iraniane deri më tani zyrtarisht nuk konfirmuan se armëpushimi ka hyrë në fuqi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s