• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli u ndaloi qytetarëve ta braktisin vendin me aeroplanë

Izraeli u ndaloi qytetarëve ta braktisin vendin me aeroplanë

Tel Aviv, 18 qershor 2025 (MIA) - Izraeli u ndaloi qytetarëve të tij ta braktisin vendin me aeroplanë, duke cituar arsyet e sigurisë pas përshkallëzimit të armiqësive me Iranin, publikuan mediat nga Lindja e Mesme.

Sipas gazetës izraelite "Haarec", qeveria i ka urdhëruar kompanitë ajrore të vendit të mos u lejojnë qytetarëve izraelit të ngjiten në fluturime, sepse rritet frika nga sulme të mundshme hakmarrëse iraniane ndaj aeroporteve izraelite.

Aeroporti kryesor ndërkombëtar në Izrael "Ben Gurion", është mbyllur "deri në njoftimin e ardhshëm". Sipas "Midl Ist Monitor", vendimi gjoja është marrë për shkak të brengës së nëpunësve të sigurisë për rrezikun nga mbingarkimi dhe viktimat e mundshme masive në rast të një sulmi iranian ndaj aeroporteve.

Ministrja izraelite e Transportit Miri Regev publikoi masën, duke thënë: "Në këtë fazë nuk do të lejojmë që izraelitetët të udhëtojnë në vende të huaja". Ajo sqaroi se vetëm shtetas të huaj - siç janë diplomatë dhe turistë - aktualisht mund ta braktisin vendin.

Regev, gjithashtu, konfirmoi se qeveria përgatit një operacion për riatdhesimin e shumë se 100.000 qytetarëve izraelitë të cilët aktualisht janë në vende të huaja, duke premtuar se procesi do të zbatohet "gradualisht dhe në mënyrë të planifikuar".

Megjithatë, vendimi shkaktoi kritika. Beni Ganc, lider i Partisë izraelite për unitet kombëtar dhe anëtar i kabinetit ushtarak, dënoi deklaratat e Regevit, duke shënuar në platformën "X", se nuk është puna e ministrit të dënojë.

Kufizimet për udhëtim vijnë pas sulmit izraelit ndaj aeroportit Mashhad në Iran, që shkaktoi frikë se aeroportet tani mund të konsiderohen si objektiva legjitime. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR