• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli u mor vesh me Katarin për dërgimin e ilaçeve pengjeve në Gazë

Izraeli u mor vesh me Katarin për dërgimin e ilaçeve pengjeve në Gazë

Tel Aviv, 13 janar 2024 (MIA) - Izraeli arriti marrëveshje me Katarin për furnizimin me ilaçe të pengjeve të cilat i mban Hamasi në Gazë, njoftoi kabineti i kryeministrit izraelit. 

Pengjet do t'i marrin ilaçet në "ditët në vijim", njoftuan nga zyra. 

Më shumë se 100 pengje ende janë në Gazë pasi militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 dhe duke kidnapuar 240 njerëz. 

Në përpjekje që ta elimonojë Hamasin, Izraeli që atëherë po zbaton operacion ushtarak në këtë enklavë palestineze. 

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Katari dhe SHBA-ja në nëntor rezultoi në një pauzë të shkurtër të armiqësive, gjatë së cilës gati gjysma e pengjeve u liruan në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite dhe rritje të ndihmës humanitare për Gazën.

Familjet e pengjeve, prej të cilëve shumë janë më të vjetër dhe kanë sëmundje kronike për çka është i nevojshëm mjekim i përditshëm, kërkuan nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq që t'i vizitojnë familjarët e tyre që tu dërgohen ilaçe dhe të kontrollojnë gjendjen e tyre. 

Kryqi i Kuq njoftoi se Hamasi e ka refuzuar këtë nismë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR