• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli u kërcënua se do ta sulmojë Hezbollahun me "gjithë forcën" pasi thirrjet për armëpushim ishin hedhur poshtë

Izraeli u kërcënua se do ta sulmojë Hezbollahun me

Tel Aviv, 27 shtator 2024 (MIA) - Luftërat ndërmjet Izraelit dhe milicisë libaneze Hezbollah vazhduan edhe dje, ndërsa deri tani janë vrarë qindra njerëz dhe dhjetëra mijë të tjerë janë zhvendosur në Liban pasi Izraeli filloi me bombardimin masiv para katër ditësh.

Pas të shtënave disamuajshe tejkufitare ndërmjet forcave izraelite dhe milicisë së mbështetur nga Irani, i cili thotë se vepron nga solidariteti me Hamasin në Gaza, Izraeli të hënën filloi një fushatë intensive ajrore me sulme ndaj objektivave të Hezbollahut, ndërsa rajoni tani është në prag të luftës gjtihëpërfshirëse.

Në vijim janë përpjekjet ndërkombëtare të negociohet për armëpushim, por kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mohoi se është dakorduar ndonjë plan dhe premtoi se do të vazhdojë ta sulmojë Hezbollahur me "gjithë forcën".

Të paktën 92 civilë humbën jetën, ndërsa më shumë se 150 nerëz u lënduan në sulmet izraelite dje në Liban, kumtoi ministria libaneze e Shëndetësisë.

Më shumë se 600 njerëz janë vrarë këtë javë, sipas autoriteteve libaneze. Ndërmjet tyre ka edhe më shumë se 100 viktima sirianë, siaps aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Gjithsej 70.100 persona të zhvendosur aktualisht janë regjistruar në 533 qendra për raste emergjente, informon ministri libanez i Punëve të Brendshme Basam Mavlavi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant tha se sulmet do të vazhdojnë edhe krahas thirrjeve për armëpushim dhe se "e ka miratuar setin e ardhshëm të operacioneve".

"Vazhdojmë t'i eliminojmë terroristët e Hezbollahut, ta çmontojmë infrastrukturën ofensive dhe të shkatërrojmë raketa dhe projektilë", publikoi ai në X. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR