• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izraeli sulmon portin e Huthëve në Jemen

Izraeli sulmon portin e Huthëve në Jemen

Tel Aviv, 21 korrik 2025 (MIA) - Izraeli përsëri i ka sulmuar objektivat të lidhura me milicinë e Huthëve në Jemen, njoftoi sot armata. 

Ushtria izraelite njoftoi se "ka goditur dhe shkatërruar infrastrukturën ushtarake që i përket regjimit të Huthëve", në portin Hodeida, në pjesën perëndimore të vendit, si dhe në lokacione të tjera. 

Sipas Izraelit, porti përdoret për transport të armëve nga Irani. Huthët janë aleatë të Teheranit dhe luftojnë kundër forcave qeveritare për kontrollin e vendit.

Ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Israel Kac, deklaroi se qëllimi është të parandalohet milicia ta ripërtërijë infrastrukturën e tij, të cilën ushtria izraelite tashmë e kishte sulmuar. 

Huthët në një njoftim të shkurtë përmes mediave të tij informoi se "aeroplanët armik izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore në portin Hodeida". qa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR