• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli sulmoi zyrtarë të Hamasit në Doha

Izraeli sulmoi zyrtarë të Hamasit në Doha

Doha, 9 shtator 2025 (MIA) - Në kryeqytetin e Katarit, Doha, sot u dëgjuan disa shpërthime dhe është shfaqur një tym i dendur, thanë dëshmitarë okularë për mediat arabe.

Një banor i Dohas për Al Arabia tha se ka dëgjuar të paktën pesë shpërthime. 

Sipas informacioneve paraprake të Al Arabia, kryenegociatori i Hamasit, Kalil al-Haja, është vrarë në një sulm izraelit në Katar. Numri i përgjithshëm i të vrarëve ose të plagosurve në sulm nuk dihet ende.

Al-Haja gjoja është vrarë në sulmin, por informacioni nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ee numri i saktë i të vdekurve ose të plagosurve mbetet i panjohur.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) konfirmuan se kanë kryer një sulm "që synonte udhëheqjen e lartë" të Hamasit, pa specifikuar vendndodhjen specifike të sulmit. ls/

Foto: Skrinshot X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR