• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Izraeli sulmoi një zonë në afërsi të reaktorit bërthamor në Hondab

Izraeli sulmoi një zonë në afërsi të reaktorit bërthamor në Hondab

Tel Aviv, 19 qershor 2025 (MIA) - Izraeli në mëngjes sulmoi një zonë në afërsi të reaktorit bërthamor me ujë të rëndë Hondab në Iranin qendror, i cili është pjesë e programit bërthamor të Iranit, njoftuan mediat iraniane.

Sipas personave zyrtar iranian, objekti është evakuuar para sulmit dhe nuk ka rrezik nga rrezatimi.

Ushtria izraelite paralajmëroi iranianët ta evakuojnë zonën e reaktorit bërthamor me ujë të rëndë, i cili gjendet në kufirin e qyteteve Arak dhe Hondab në Iranin qendror, për shkak të sigurisë së tyre, publikoi "Tajms of Izrael". Reaktori me ujë të rëndë gjendet në periferinë e Hondab.

Ushtria kumtoi se sulmon në zonën kundër infrastrukturës ushtarake iraniane.

Reaktori hulumtues është pjesërisht i ndërtuar dhe më herët ka qenë i njohur si Arak, ndërsa Teherani e ka njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se planifikon të fillojë me punë në objekt gjatë vitit të ardhshëm.

Uji i rëndë ndihmon në ftohjen e reaktorëve bërthamor, por prodhon plutonium si një nënprodukt që potencialisht mund të përdoret në armët bërthamore.

ANEB i bëri thirrje Izraelit të mos i sulmojë pikat bërthamore iraniane.

Inspektorët e ANEB, sipas raporteve, për herë të fundit vizituan Arakun më 14 maj. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR