Izraeli sulmoi lokacione të Hezbollahut për kontrabandë të armëve nga Siria në Liban
- Izraeli kreu sulme ajrore përgjatë kufirit libanez me Sirinë. Caqe të sulmit ishin lokacionet për kontrabandim të armëve nga Siria për Herzbollahun.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:46, 30 nëntor, 2024
Tel-Aviv, 30 nëntor 2024 (MIA) - Izraeli kreu sulme ajrore përgjatë kufirit libanez me Sirinë. Caqe të sulmit ishin lokacionet për kontrabandim të armëve nga Siria për Herzbollahun.
Objektet e Hezbollahut ishin cak i Izraelit, sepse, siç pohon armata izraelite, ata i vazhduan operacionet pas Marrëvehsjes së tyre të kohëmëparshme për ndërprerje të zjarrit. Sipas ushtrisë izraelite, kontrabanda me armë është shkelje e Marrëveshjes.
As autoritetet siriane as aktivistët nuk e komentuan sulmin izraelit. Hezbollahu gjithashtu nuk komentoi.
Marrëveshja mes Izraelit dhe Hezbollahut, i mbështetur nga Irani, me ndërmjetësim të SHBA-së dhe Francës, parasheh ndërprerje 60-ditëshe të zjarrit në të cilën luftëtarët e Hezbollahut duhet të tërhiqen në veri nga lumi libanez Litani, ndërsa forcat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit. ab/
foto: МIА arkivi