• e diel, 22 dhjetor 2024

Izraeli shpreson se Parlamenti i Sllovenisë do ta hedh poshtë rekomandimin e Qeverisë për njohjen e shtetit të Palestinës

Izraeli shpreson se Parlamenti i Sllovenisë do ta hedh poshtë rekomandimin e Qeverisë për njohjen e shtetit të Palestinës

Jerusalem, 30 maj 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme sot tha se "shpreson" që Parlamenti i Sllovenisë do ta "hedh poshtë" rekomandimin e sotëm të Qeverisë për njohje zyrtare të shtetit të Palestinës.

Votimi është caktuar për të martën, një javë pasi Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosën ta njohin shtetin e Palestinës.

"Vendimi i Qeverisë sllovene t'i rekomandojë Parlamentit slloven ta njohë shtetin palestinez është një shpërblim për Hamasin", shënoi Kac në X.

"Shpresoj se parlamenti slloven do ta hedh poshtë atë rekomandim", shtoi ai.

Qeveria sllovene sot solli vendim për njohjen e Palestinës si shtet të pavarur dhe sovran dhe e dërgoi atë në Parlament për konfirmim, deklaroi kryeministri slloven Robert Golob në Lubjanë.

Golob pas seancës së Qeverisë tha se vendimi sipas modelit të dy shteteve - Izaelit dhe Palestinës është "një mënyrë për të arritur paqe" dhe se vendimi i kabinetit të tij "nuk është i drejtuar kundër askujt".

Kryetarja e Parlamentit slloven Urshka Klakoçar Zhupançiç njoftoi se Kuvendi Kombëtar të martën do të debatojë për vendimin qeveritar për njohjen e shtetit palestinez, transmeton STA.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia këtë javë e njohën shtetit palestinez, duke iu bashkuar 140-të vendeve që e kanë bërë tashmë këtë. Nëse Asambleja Kombëtare e konfirmon vendimin qeveritar, Sllovenia do të bëhet e dhjeta nga 27-të vendet anëtare të BE-së që e njohin shtetin e Palestinës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR