Izraeli shënjestroi pozicione të Hezbollahut në jug të Libanit, te kështjella Bofort
- – Armata izraelite sot njoftoi se ka shënjestruar lokacione në të cilat gjendet Hezbollahu proiranian, në afërsi të kështjellës Bofort, në jug të Libanit, pasi aty ka vërejtur aktivitet të caktuar ushtarak.
- Post By Fitore Curri
- 12:50, 31 gusht, 2025
Jerusalem, 31 gusht 2025 (MIA) – Armata izraelite sot njoftoi se ka shënjestruar lokacione në të cilat gjendet Hezbollahu proiranian, në afërsi të kështjellës Bofort, në jug të Libanit, pasi aty ka vërejtur aktivitet të caktuar ushtarak.
Siç është bërë e ditur në kumtesën e IDF-së, cak i sulmeve ishte infrastruktura ushtarake e Hezbollahut, duke përfshirë edhe instalimet nëntokësore, ku ishte identifikuar aktivitet ushtarak në zonën e kështjellës Bofort në jug të Libanit.
Lufta e fundit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut proiranian në Liban përfundoi me armëpushim më 27 nëntor të vitit të kaluar.
Marrëveshja për armëpushim ishte lidhur me ndërmjetësim amerikan dhe parasheh se vetëm armata libaneze dhe forcat paqësore të KB-së (UNIFIL) mbeten në jug të Libanit në kufirin me Izraelin, duke përjashtuar praninë edhe të Hezbollahut dhe të armatës izraelite.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes, Izraeli vazhdoi të kryejë sulme ndaj Libanit, duke thënë se e shënjestron infrastrukturën e Hezbollahut dhe i ruan forcat e saja në pesë pozicione në vend, të cilat i përshkroi si strategjike. fc/
Foto: Uikipedia