• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli sërish e sulmoi rrethinën e Damaskut

Izraeli sërish e sulmoi rrethinën e Damaskut

Damask, 19 korrik 2023 (MIA) - Autoritetet siriane kumtuan sot se Izraeli kreu sulme ajrore në afërsi të kryeqytetit sirian Damask, me ç'rast janë plagosur dy ushtarë sirianë.

Agjencia shtetërore SANA sot në mëngjes publikoi se mbrojtja kundërajrore siriane ka pritur projektile izrelite nga Rafshnalta e Golanit dhe "i ka rrëzuar shumicën prej tyre".

Agjencia, duke iu referuar burimeve ushtarake, potencon se në sulmin me raketa janë plagosur dy ushtarë sirianë dhe se ka "humbje materiale të konsiderueshme".

Qendra siriane për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (SOHR), me seli në Londër, pohon se vetëm sivjet ky është sulmi izraelit i 20-t mbi caqet në Siri.

Sipas Qendrës, cak kanë qenë pozitat ushtarake në afërsi të aeroportit në qytetin Dimas, si edhe autostrada Bejrut - Damask, në perëndim të kryeqytetit, ku janë stacionuar pjesëtarët elitë të armatës siriane.

Qendra, që ka rrjet të gjerë burimesh në vendin e shkatërruar nga lufta, pohon se projektilet i kanë qëlluar depot e grupit libanet Hezbollah, aleat i Qeverisë siriane, duke shkaktuar zjarr.

Izraeli viteve të fundit i zbatoi qindra sulme ajrore mbi disa pjesë të Sirisë, që janë nën kontrollin e Qeverisë, por rrallë e pranon përgjegjësinë për to.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR